Abdullah Abdullah kërkon nga Irani të dërgojë ndihma humanitare
(last modified Mon, 06 Sep 2021 05:32:01 GMT )
Shtator 06, 2021 07:32 Europe/Tirane
  • Abdullah Abdullah kërkon nga Irani të dërgojë ndihma humanitare

Abdullah Abdullah, Kryetari i Këshillit Suprem të Pajtimit të Afganistanit, në një bisedë telefonike me Hossein Amir Abdullahian, përgëzoi emërimin e Ministrit të Jashtëm iranian dhe vlerësoi pozicionin e Teheranit në mbrojtje të popullit afgan.

Duke shpjeguar situatën humanitare në Afganistan, Abdullah Abdullah i bëri thirrje Iranit të dërgojë ndihma humanitare në Afganistan, sipas informacionit të Departamentit për Mediat të Ministrisë së Jashtme të Iranit. Në këtë bisedë telefonike, të dy palët diskutuan nevojën për të luftuar fenomenin e urryer të terrorizmit, si dhe formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike dhe partive afgane. Të dy palët gjithashtu theksuan se është populli afgan ai që duhet të vendosë përfundimisht për të ardhmen e vendit të tij.

 

Tags