Avioni i tretë iranian me ndihma humanitare zbarkoi në Kabul
(last modified Mon, 27 Sep 2021 06:48:23 GMT )
Shtator 27, 2021 08:48 Europe/Tirane
  • Avioni i tretë iranian me ndihma humanitare zbarkoi në Kabul

Ndërsa afganët janë dëshmitarë të ditëve të tyre më të vështira në mes të kolapsit të qeverisë dhe zgjedhjes së qeverisë së re të talebanëve, Republika Islamike e Iranit dorëzoi dërgesën e saj të tretë të ndihmave mjekësore dhe ushqimore në Afganistan.

Një aeroplan iranian që mbante 21 tonë ndihmë humanitare ushqimore u ul në aeroportin e Kabulit, në fluturimin e tretë nga Republika Islamike në kryeqytetin afgan, që nga marrja e Afganistanit nga talebanët. Afganistani mbështetet te Irani për rrugët tranzite dhe importet, përfshirë karburantin. Sipas zyrtarëve doganorë, të gjithë kufijtë iranianë me Afganistanin janë rihapur dhe mallrat po kalojnë në mënyrë të sigurt. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei muajin e kaluar theksoi se Irani do të vazhdojë të mbështesë popullin afgan. "Ne jemi në anën e kombit afgan, sepse qeveritë si në të kaluarën vijnë dhe shkojnë, por është kombi afgan që mbetet, dhe natyra e marrëdhënieve të Iranit me qeveritë gjithashtu varet nga natyra e marrëdhënies së tyre me Iranin", theksoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

 

Tags