Ministria iraniane e Inteligjencës: U vra udhëheqësi i një grupi terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i114760-ministria_iraniane_e_inteligjencës_u_vra_udhëheqësi_i_një_grupi_terrorist
Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi vdekjen e udhëheqësit të një grupi terrorist dhe arrestimin e elementëve kryesorë të këtij grupi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 28, 2021 16:36 Europe/Tirane
  • Ministria iraniane e Inteligjencës: U vra udhëheqësi i një grupi terrorist

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi vdekjen e udhëheqësit të një grupi terrorist dhe arrestimin e elementëve kryesorë të këtij grupi.

Në njoftimin e Ministrisë së Inteligjencës thuhet se forcat iraniane të sigurisë, sulmuan një grup terrorist, i cili, me mbështetjen dhe drejtimin e shërbimeve inteligjente të vendeve armiqësore, synonte të kryente operacione sabotimi brenda Iranit. Detajet e këtij operacioni dhe koha e vrasjes së drejtuesit të këtij grupi do të përmenden në dokumentarin e përgatitur nën titullin "Një mijë thika" në rubrikat e lajmeve të Radio Televizionit të Iranit sonte.