Irani dhe Rusia theksojnë zgjerimin e bashkëpunimeve
Ministrat e punëve të jashtëm të Iranit dhe Rusisë kanë zhvilluar një takim në Moskë në të cilin kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, sot (të mërkurën) kanë zhvilluar një takim në Moskë dhe kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve të dy palëve në fusha të ndryshme në nivel bilateral dhe rajonal. Lavrov në këtë takim ka thënë: "Pavarësisht pandemisë së virusit Korona, kemi kontakte dhe bisedime në nivele politike të rregullta duke përfshirë edhe në nivel të presidentëve të shtetit. Fushë e re e bisedimeve është anëtarësimi i Iranit në Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait, mirëpo prioritet kryesor janë negociatat e marrëveshjes bërthamore dhe marrëveshja bërthamore duhet të zbatohet pa shtuar kurrfarë çështje tjetër".
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë takim theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale politike dhe ekonomike. Amir Abdulahjan gjithashtu tha: "Është krijuar një rast i mirë që të diskutojmënë lidhje me zhvillimet ndërkombëtare dhe rajonale si zhvillimet në rajonin e Kaukazit Jugor, situatën në Jemen dhe Afganistan".