Amir Abdulahjan takohet me Mishel Aun në Bejrut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115218-amir_abdulahjan_takohet_me_mishel_aun_në_bejrut
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në vizitën e tij të parë në Bejrut, ka deklaruar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të Republikës Islamike të Iranit ndaj Libanit në të gjitha fushat dhe rrethanat, sidomos në kushtet e vështira ekonomike në të cilët ndodhet ky vend.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 07, 2021 15:41 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan takohet me Mishel Aun në Bejrut

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në vizitën e tij të parë në Bejrut, ka deklaruar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të Republikës Islamike të Iranit ndaj Libanit në të gjitha fushat dhe rrethanat, sidomos në kushtet e vështira ekonomike në të cilët ndodhet ky vend.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan në takim me Mishel Aun, presidentin e Libanit, duke uruar formimin e kabinetit të ri të qeverisë së Libanit, i ka dërguar atij përshëndetjet e ngrohta të Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

Amir Abdulahjan në këtë takim me presidentin e Libanit, ka shpjeguar edhe qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, atmosferën e bisedimeve mes Teheranit dhe disa shteteve arabe dhe të huaja, si dhe procesin e negociatave për marrëveshjen bërthamore.  

Presidenti i Libanit në takim me Amir Abulahjan duke thënë se populli dhe autoritetet shtetërore të Libanit e konsiderojnë mik të vetin Republikën Islamike të Iranit, deklaroi: “Ne gjithnjë kemi ndjerë përkrah vetes mbështetjet e Republikës Islamike të Iranit”.

Mishel Aun në këtë takim i quajti të rëndësishme bisedimet mes Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite dhe marrëdhëniet e mira të Libanit me Republikën Islamike të Iranit i quajti kënaqësi të madhe dhe faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe qetësinë e rajonit.