Irani deklaron gatishmërinë për rifillimin e eksporteve në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115422-irani_deklaron_gatishmërinë_për_rifillimin_e_eksporteve_në_arabinë_saudite
Shefi për zhvillimin e eksportit të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit deklaroi se në rast të uljes së tensioneve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, eksportuesit iranianë mund të marrin një pjesë të rëndësishme të tregut të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2021 11:40 Europe/Tirane
  • Irani deklaron gatishmërinë për rifillimin e eksporteve në Arabinë Saudite

Shefi për zhvillimin e eksportit të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit deklaroi se në rast të uljes së tensioneve mes Iranit dhe Arabisë Saudite, eksportuesit iranianë mund të marrin një pjesë të rëndësishme të tregut të këtij vendi.

Farhad Nuri, shefi për zhvillimin e eksportit të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve ISNA, tha: “Në rast se bisedimet mes të dy vendeve arrin në rezultate pozitive, atëherë me siguri se tregtarët iranianë do të kenë mundësinë për të vepruar në këtë treg të madh. Tregu i Arabisë Saudite është shumë i gjerë sa i përket artikujve konsumues dhe duke marrë parasysh afërsinë kulturore, çështjen e Haxhit dhe praninë e vjetër të tregtarëve iranianë në tregun e këtij vendi, eksportuesit tanë e njohin shijen e këtij tregu dhe në rast se bisedimet japin rezultate pozitive, atëherë mund të pritet që të bëhet një ndryshim i madh në këtë drejtim. Zgjerimi i eksporteve të Iranit në vendet fqinjë është një prej prioriteteve kryesore të Organizatës së Tregtisë së Iranit në këtë periudhë. Një prej tregjeve që mund të ketë potencial shumë të madh për tregtarët iranian, është tregu i vendeve rreth Gjirit Persik dhe ne në mënyrë speciale po ndjekim çështjet e pranisë së tregtarëve iranianë në këtë treg”.