Gjeneral Salami: Garda Revolucionare e gatshme për operacione të reagimit të shpejtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i115636-gjeneral_salami_garda_revolucionare_e_gatshme_për_operacione_të_reagimit_të_shpejtë
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se forcat e Gardës Revolucionare kanë arritur nivelin e gatishmërisë luftarake operative për reagim të shpejtë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2021 15:55 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Garda Revolucionare e gatshme për operacione të reagimit të shpejtë

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se forcat e Gardës Revolucionare kanë arritur nivelin e gatishmërisë luftarake operative për reagim të shpejtë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, duke theksuar këtë se në politikat dhe strategjitë mbrojtëse të Iranit nuk mund të tolerohet kurrfarë veprimi nga çfarëdo armiku në çfarëdo vendi dhe në çfarëdo përmasash, shtoi: “Forcat e Gardës Revolucionare në përballje me çfarëdo kërcënimi, gëzojnë gatishmërinë e duhur dhe forcat mbrojtëse dhe sulmuese e Gardës Revolucionare është plotësisht e gatshme për reagime të ashpra dhe të shpejta kundër çfarëdo armiku”.

Gjeneral Salami i cili sot (të premten) kishte zhvilluar një udhëtim në jug të Iranit për të vizituar dhe inspektuar nivelin e gatishmërisë mbrojtëse dhe luftarake të njësive të forcave detare të Gardës Revolucionare të dislokuara në ishujt e Gjirit Persik dhe në ngushticën strategjike të Hormuzit, duke e vlerësuar pozitivisht nivelin e gatishmërisë dhe aftësive luftarake të njësive operative të forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, tha: “Forcat detare të Gardës Revolucionare të Iranit duke përdorur sistemeve teknologjike moderne kanë arritur të kenë një kontroll të plotë mbi gjeografinë e Gjirit Persik dhe Ngushticën e Hormuzit dhe kjo çështje sot konsiderohet prej krenarive të forcave detare”.