Bagheri dhe Enrique Mora takohen në selinë e Bashkimit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116290-bagheri_dhe_enrique_mora_takohen_në_selinë_e_bashkimit_evropian
Ali Bagheri, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, është takuar me Enrique Mora, koordinatorin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2021 12:16 Europe/Tirane
  • Bagheri dhe Enrique Mora takohen në selinë e Bashkimit Evropian

Ali Bagheri, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, është takuar me Enrique Mora, koordinatorin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ky takim po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel. Zv/ministri i punëve të jashtme dhe shefi i delegacionit negociator të Iranit në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë të ditur vizitën e tij në Bruksel për zhvillimin e bisedimeve për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta, ndërsa ka shkruar: "Ditën e mërkurë do të takohem me koordinatori i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në Bruksel për të vazhduar bisedimet tona në lidhje me negociatat për të arritur rezultat. Vazhdimi i politikës së dështuar të presionit maksimal, me patjetër se nuk mund të heq pengesat para procesit të negociatave për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta, por vetëm sa shtojnë ndërlikimet e procesit të negociatave".

Takimi i parë i Enrique Mora, zv/shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, me Ali Bagheri, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit, është zhvilluar më 14 tetor në Teheran. Irani është i vendosur për zhvillimin e negociatave të cilat do të rezultojnë me heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta në mënyrë të plotë dhe efikase dhe që garanton normalizimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Iranin njëkohësisht duke dhënë garanci me kredibilitet për mosshkeljen e zotimeve të palëve.