Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit viziton Rusinë; Bisedimet Teheran-Moskë strategjike
Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Ali Bagheri Kani, u takua të premten në Moskë me homologun e tij rus Sergei Riabkov.
Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, i cili vizitoi Rusinë pas vizitës së tij në Bruksel dhe u konsultua me Enrique Mora, zëvendësministër i jashtëm i BE-së dhe koordinator i Komisionit të Përbashkët, pas takimit në një postim në Twitter shkroi: takimi me zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Riabkov ishte pozitiv dhe në këtë takim u shqyrtuan zhvillimet e fundit dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi negociatat për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe shtypëse.» Irani dhe Rusia gjithashtu do të vazhdojnë konsultimet në nivele të ndryshme për të forcuar pozicionet e përbashkëta. Një pjesë e bisedimeve të Bagheri Kanit në Rusi u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të pikëpamjeve për bisedimet për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit që do të zhvillohen në Vjenë. Sipas marrëveshjes së Iranit me vendet P4+1, në Vjenë do të zhvillohen bisedime dypalëshe me secilin prej këtyre vendeve për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit. Ajo që pritet për Iranin në këto negociata është kërkesa nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara për t'u kthyer në zbatimin e detyrimeve në marrëveshjen bërthamore sipas Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është mënyra më logjike për të ruajtur marrëvesjen në fjalë. Megjithatë, bisedimet e reja do të jenë të suksesshme vetëm nëse ato çojnë në heqjen e sanksioneve dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve të palëve. Gjatë bisedimeve mes zëvendësministrit të Jashtëm iranian dhe zyrtarëve rusë u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme për të garantuar interesat e dy vendeve dhe interesat e tyre. Në këtë këndvështrim, vizita e zëvendësministrit të Jashtëm iranian në Rusi është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet Iran-Rusi dhe për të theksuar shfrytëzimin e mundësive të ndryshme që ekzistojnë në fushën e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. "Moska është padyshim në listën e partnerëve prioritar të Iranit dhe të dy vendet do të vazhdojnë të jenë partnerë në bazë të akordeve dypalëshe," tha Vladimir Sazhin, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Studimeve Orientale në Akademinë Ruse të Shkencave. Nisur nga këto komponentë, vizita e zëvendësministrit të jashtëm iranian në Moskë pas bisedimeve në Bruksel është e rëndësishme për dy arsye: Arsyeja e parë; Është roli i përbashkët i Iranit dhe Rusisë si dy vende të pavarura dhe të fuqishme dhe me ndikim në zhvillimet në rajon. Ky nivel marrëdhëniesh është në fakt një shenjë e konvergjencës dhe multilateralizmit në ndërveprimet rajonale. Arsyeja e dytë; Është bashkëpunimi ndërmjet Iranit dhe Rusisë i cili është strategjik. Irani aktualisht i është bashkuar Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe ka kapacitetin për të forcuar marrëdhëniet rajonale dhe shumëpalëshe. Ajo që ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve Iran-Rusi në situatën aktuale është qasja e dy vendeve për forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe afatgjata. Strategjia e përbashkët e Iranit dhe Rusisë është të forcojnë dhe zhvillojnë multilateralizmin kundër unilateralizmit perëndimor. “Kazem Jalali”, ambasadori iranian në Rusi, lidhur me kapacitetet e bashkëpunimit të dy vendeve ka thënë; “Niveli aktual i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Iranit dhe Rusisë është shumë më i lartë se në dekadat e kaluara, ndërkohë që bashkëpunimi mes dy palëve është thelluar edhe më kuptimplotë dhe ka shumë kapacitete në marrëdhëniet mes dy vendeve që duhet të adresohen në planin gjithëpërfshirës të bashkëpunimit”. Ky nivel marrëdhëniesh kërkon që të dyja palët të kenë konsultime të vazhdueshme për të shfrytëzuar sa më mirë të gjitha kapacitetet politiko-ekonomike dhe konvergjencën e sigurisë përballë kërcënimeve të përbashkëta. Rëndësia e vizitës së zëvendësministrit të jashtëm iranian në Moskë dhe pritshmëritë e të dyja palëve nga bisedimet dhe konsultimet strategjike duhet të vlerësohen në përputhje me këto synime.