Një rrjet sabotazhi dhe anti-revolucionar shkatërrohet pranë Teheranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i116614-një_rrjet_sabotazhi_dhe_anti_revolucionar_shkatërrohet_pranë_teheranit
Prokurori i qytetit Robat Karim të provincës së Teheranit tha: me ndihmën e informacionit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, në qytetin Parand u identifikuan një sërë faktorësh që lidhen me një rrjet anti-revolucionar, grup që kishte lidhje të drejtpërdrejtë me jashtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 02, 2021 05:43 Europe/Tirane
  • Një rrjet sabotazhi dhe anti-revolucionar shkatërrohet pranë Teheranit

Prokurori i qytetit Robat Karim të provincës së Teheranit tha: me ndihmën e informacionit të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, në qytetin Parand u identifikuan një sërë faktorësh që lidhen me një rrjet anti-revolucionar, grup që kishte lidhje të drejtpërdrejtë me jashtë.

Sipas IRNA, Rahim Alipour të hënën në mbrëmje tha: Grupi synonte të sabotonte zonën, por me vendim gjykate personat e përfshirë dhe aktivë në rrjet u arrestuan dhe u dërguan në burg. Ai shtoi: Hetimet për rastin dhe përfundimin e tij, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti devijues, janë ende në vijim.