Iran, manifestohet dita e luftës kundër arrogancës botërore
(last modified Thu, 04 Nov 2021 13:11:03 GMT )
Nëntor 04, 2021 14:11 Europe/Tirane
  • Iran, manifestohet dita e luftës kundër arrogancës botërore

Në qytete të ndryshme të Iranit sot është shënuar dita kombëtare luftës kundër arrogancës botërore dhe pas manifestimeve protestuese, është lëshuar edhe një deklaratë kundër politikave arrogante të fuqive hegjemoniste.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në deklaratën përfundimtare të tubimeve popullore me rastin e ditës kombëtare të luftës kundër arrogancës botërore, është theksuar: “Dita kombëtare e luftës kundër arrogancës botërore është shfaqur dhe po manifestohet njëkohësisht me dekadencën e Amerikës, dështimin e strategjive dhe politikave të Shtëpisë së Bardhë për rajonin e Azisë Perëndimore si dhe me largimin e forcave ushtarake terroriste të këtij vendi nga Afganistani dhe nga Azia Perëndimore, gjë që dëshmon edhe dështimin gradualisht të liberaldemokracisë perëndimore. Dështimi i strategjive dhe politikave të Amerikës është rezultat i fuqisë së rezistencës dhe qëndresës së popujve të rajonit të udhëhequr nga diskursi i rezistencës, unitetit dhe luftës së popullit të Iranit kundër arrogancës botërore”.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet: “Ne deklarojmë mbështetjen tonë të gjithanshme ndaj idealit të Kodsit të shenjtë dhe Rezistencës Islamike të Palestinës si dhe ndaj heroizmave të lëvizjeve Hezbullah në Liban, Ansrullah në Jemen, Muxhahedan në Bahrejn dhe forcave të mobilizimit popullor në Irak e Siri si “Ushtria e fuqishme e Umetit Islam” përball fuqive hegjemoniste dhe sionizmit botëror. Duke dënuar veprimet tradhtare të disa shteteve të rajonit për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin fals sionist dhe përpjekjet e tyre për t’i dhënë legjitimitet këtij regjimi uzurpues duke krijuar përçarje mes vendeve islame, i paralajmërojmë krerët e këtyre shteteve se duke marrë parasysh vullnetin e popujve të tyre në mbështetjen ndaj Palestinës së shtypur dhe ndaj luftës kundër regjimit uzurpues sionist, të rishikojnë vendimet e tyre dhe t’i japin fund lidhjeve me pushtuesit e Kodsit të shenjtë”.

 

Tags