Lavrov dhe Amir Abdullahian diskutojnë për rifillimin e bisedimeve të Vjenës
Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të shtunën tha: Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli në telefon me ministrin e Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian për rifillimin e bisedimeve të Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Në këtë deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë thuhet: Fokusi kryesor i bisedimit ishte situata e marrëveshjes bërthamore dhe perspektiva e rifillimit të procesit të negociatave në Vjenë. Ministria e Jashtme ruse shtoi gjithashtu se ministrat e jashtëm iranian dhe rus diskutuan gjithashtu vizitën e ardhshme të Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Teheran dhe një sërë çështjesh rajonale dhe dypalëshe, duke përfshirë situatën në Afganistan dhe situatën në Kaukazin e Jugut. Bashkimi Evropian (BE) në një deklaratë të mërkurën tha se takimi i Komisionit të Përbashkët do të rifillojë më 29 nëntor dhe se pjesëmarrësit do të vazhdojnë konsultimet për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes. Vendimi, një kopje e të cilit u publikua në faqen e internetit të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, thotë se takimi do të mbahet në nivelin e zëvendësministrave të jashtëm dhe drejtorëve politikë të Iranit dhe të Grupit Katër plus Një. Takimi do të drejtohet nga Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian. Sipas një deklarate nga Bashkimi Evropian, pjesëmarrësit pritet të vazhdojnë konsultimet për kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në marrëvehsjen bërhtamore dhe të sigurojnë zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes.