Irani dënon atentatin e dështuar kundër kryeministrit të Irakut
(last modified Sun, 07 Nov 2021 13:33:17 GMT )
Nëntor 07, 2021 14:33 Europe/Tirane
  • Irani dënon atentatin e dështuar kundër kryeministrit të Irakut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër atentatin e pasuksesshëm kundër kryeministrit të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e diele ka dënuar ashpër atentatin e pasuksesshëm kundër Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrit të Irakut, dhe ka theksuar qëndrimet e pandryshueshme dhe të vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit në mbështetje ndaj stabilitetit, sigurisë dhe qetësisë në Irak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke kërkuar ruajtjen e vigjilencës më të madhe të të gjitha palëve irakiane ndaj komploteve të cilat e kanë vënë në shënjestër sigurinë dhe progresin e Irakut, vlerësoi se veprime dhe përpjekje të tilla janë vetëm në kuadër të interesave të atyre palëve të cilat përgjatë 18 viteve të kaluara kanë qenë kundër stabilitetit, sigurisë, pavarësisë dhe integritetit territorial të Irakut dhe duke krijuar grupet terroriste dhe takfiriste, kanë synuar të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore në rajon.

Khatibzade duke shpreh kënaqësi nga fakti se Mustafa Al-Kadhimi është në gjendje të mirë shëndetësore, u shpreh optimist se populli, qeveria dhe subjektet politike të Irakut me unitet dhe solidaritetin e tyre do të punojnë për zhvillimin dhe progresin e Irakut.

Tags