Shamkhani takohet me Kryeministrin e Indisë
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit u takua me Kryeministrin e Indisë dhe diskutoi çështje me interes të ndërsjellë.
Ali Shamkhani, i cili ndodhet në Delhi për të marrë pjesë në takimin e tretë të dialogut rajonal të sigurisë, u takua të mërkurën me Kryeministrin indian Narendra Modi. Gjatë takimit, ku morën pjesë një grup krerësh delegacionesh të pranishëm në samitin e Delhit, Shamkhani theksoi rëndësinë e projektit të portit Chabahar në marrëdhëniet rajonale dhe rrugën e tranzitit veri-jug, duke vënë në dukje nevojën për të arritur qëllimet e liderëve të Iranit dhe të Indisë në marrëdhëniet dypalëshe. Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, duke deklaruar se realiteti në terren në Afganistan pas 20 vitesh pushtim nga Shtetet e Bashkuara është një tablo e zymtë dhe vuajtjet e popullit afgan e kanë komplikuar situatën në rajon, theksoi se kjo çështje duhet të zgjidhet brenda kornizës së vendimeve të samitit rajonal të sigurisë. Gjatë takimit, Kryeministri indian Modi falënderoi delegacionet për praninë e tyre në Nju Delhi dhe shprehu shqetësimin për situatën në Afganistan dhe theksoi nevojën për punë kolektive dhe konsensus në këtë drejtim.