Bagheri: Negociatat zhvillohen për arritjen e garancive për mosshkeljen përsëri të marrëveshjes
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se qëllimi i negociatave është arritja e garancive për mosshkeljen përsëri të një marrëveshje ndërkombëtare.
Ali Bagheri, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe negociatori i lartë iranian i cili po zhvillon një turne në Evropë për krijimin e kushteve për vazhdimin e negociatave të Vjenës, vuri në dukje pasojat e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe shtoi: “Amerikanët me shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe të rezolutës 2231 dhe vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, nuk kanë shkaktuar dëme vetëm për Republikën Islamike të Iranit, por kanë shkaktuar dëme edhe për shtetet e tjera anëtare të marrëveshje bërthamore për arsye se ato shtete kanë pasur bashkëpunime ekonomike me Iranin”.
Ali Bagheri në intervistë me kanalin informativ Press Tv, ka thënë: “Qëllimi kryesor i bisedimeve nga pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit është heqja e sanksioneve të paligjshme që janë vendosur nga qeveria e Amerikës nëpërmjet shkeljes flagrante të marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 të KS të OKB. Irani ka përfunduar negociatat bërthamore në vitin 2015 dhe rezultati i atyre negociatave ishte marrëveshja bërthamore, mirëpo amerikanët duke u larguar nga marrëveshja bërthamore kanë shkelur edhe këtë marrëveshje edhe rezolutën 2231 dhe më pasi kanë vendosur në zbatim edhe sanksionet e kaluara edhe sanksione të reja kundër Iranit”.
Në lidhje me bisedimet e tij me autoritetet e Trojkës Evropiane, z. Bagheri ka thënë: “Në tre ditët e kaluara, ne kemi zhvilluar bisedime të qarta dhe konstruktive me funksionarët e Francës, Anglisë dhe Gjermanisë”.