Kreut të grupit terrorist Al-Ahvazije i kumtohet aktakuza
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i117716-kreut_të_grupit_terrorist_al_ahvazije_i_kumtohet_aktakuza
Aktakuza e lëshuar nga Gjykata e Teheranit i është kumtuar Habib Faraxhullah Ça'b i njohur me nofkën "Habib Asjud", kreu i grupit terrorist "Al-Ahvazije".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2021 12:36 Europe/Tirane
  • Kreut të grupit terrorist Al-Ahvazije i kumtohet aktakuza

Aktakuza e lëshuar nga Gjykata e Teheranit i është kumtuar Habib Faraxhullah Ça'b i njohur me nofkën "Habib Asjud", kreu i grupit terrorist "Al-Ahvazije".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Habib Faraxhullah Ça'b i njohur me nofkën "Habib Asjud", kreu i grupit terrorist Al-Ahvazije, gjatë seancës së kumtimit të aktakuzës, e ka prezantuar veten si nëpunës i drejtorisë së punës në Suedi dhe me shtetësi të Suedisë.

Në bazë të aktakuzës së lëshuar, ai akuzohet për udhëheqjen dhe administrimin e grupit terrorist me emrin "Al-Nidal Al-Arabij Litahrir Al-Ahvaz" dhe për projektimin dhe kryerjen e operacioneve terroriste me shpërthimin e bombave dhe shumë sulmeve të armatosura terroriste në provincën Khuzestan dhe për shkatërrimin e pronave publike me qëllim të luftës kundër sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Gjatë seancës së kumtimit të aktakuzës, Habib Asjud i është theksuar se me patjetër avokati i tij duhet të jetë i pranishëm në gjykatë.

Shpërthimi i bombave në drejtorinë e banimit dhe urbanistikës në qytetin Ahvaz, sulmi me shpërthimin e bombave në Drejtorinë e Programimit dhe Buxhetit të Ahvazit, shpërthimi i bombës në drejtorinë për çështje ambienti, shpërthimi i bombës sistemin e transferimit të tubave të linjës së naftës në rrjetin Abadan, Ahvaz dhe Mashehr, shpërthimi i bombës në zyrat e pushtetit lokal në Dezful dhe Abadan, planifikim për shpërthimin e bombës në gjykatën e Ahvazit; janë prej rasteve më të rëndësishme që përbëjnë aktakuzën e kumtuar gjatë seancës gjyqësore për Habib Asjud.

Habib Asjud që nga viti 2005 ka filluar veprimtarinë terroriste nën mbështetjen e shërbimeve inteligjente dhe spiunazhe të huaja si Mossad dhe ato të Arabisë Saudite nën ombrellën e mbështetjes së Suedisë. Grupi terrorist Al-Ahvazije i udhëhequr nga Habib Asjud që nga viti 2005 ka kryer me dhjetëra sulme terroriste që si pasojë janë vrarë me dhjetëra qytetarë iranianë.