Takimi i presidentëve të Iranit dhe Turkmenistanit në Ashgabat
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ibrahim Raisi dhe Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, u takuan në Ashgabat.
Sipas IRNA, Ajetollah Raisi u prit zyrtarisht nga presidenti turkmen Gurbanguly Berdymukhamedov teksa mbërriti në Ashgabat. Presidentët e Iranit dhe Turkmenistanit u takuan menjëherë pas pritjes zyrtare. Zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e nivelit të tregtisë mes dy vendeve ishin ndër temat e diskutuara në takim. Ajetollah Raisi ka udhëtuar në Ashgabat për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO). Samiti i 15-të i ECO-së është planifikuar për sot (e diel) në Ashgabat. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke marrë pjesë dhe duke iu drejtuar Samitit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO), shprehu qëndrimet dhe propozimet e Republikës Islamike të Iranit në forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në heqjen e pengesave dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve ekonomike të vendeve anëtare të ECO. Ajetollah Raisi do të takohet edhe me homologët e tij pjesëmarrës në samit për të diskutuar mënyrat për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.