Irani mbështet fuqimisht Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Drejtori i përgjithshëm për bashkëpunime ndërkombëtare në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit ka deklaruar se Irani fuqimisht mbështet rolin e rëndësishëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në sigurinë globale të shëndetësisë dhe iniciativat për reagime emergjente.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Husejn Niknam, drejtori i përgjithshëm për bashkëpunime ndërkombëtare në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit, në takimin e dytë special të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (WHASS), ka thënë: "Irani është pro bashkimit të vendeve anëtare drejt një programi të punës botëror të përbashkët për shoqëritë elastike në përballje me pandemitë e ndryshme në të ardhmen. Vendet në zhvillim e sipër duhet të kenë qasje të garantuar në pajisjet mjekësore dhe në potencialet e prodhimit të cilat po përjetojnë pasoja të papërshtatshme për shkak të pandemisë së virusit Covid-19. Pandemia aktuale po vazhdon të krijojë sfida për shkak se këto vende nuk kanë qasje në nivel të lartë në mjete dhe në vaksina kundër virusit Covid-19".
Takimi i dytë special i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë (WHASS) u zhvillua me anë të videokonferencës me qëllim të bisedimit në lidhje me krijimin e një traktati të ri botëror për të mbështetur gatishmërinë në përballje me pandemisë së virusit Korona dhe përfaqësuesit e 194 vendeve anëtare të OBSH për tre ditë shqyrtojnë miratimin e një dokumenti ndërkombëtar të ri për t'u përballur me pandemitë në të ardhmen.