Eslami: Nëse sanksionet hiqen, ne do t'i përmbushim detyrimet tona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119192-eslami_nëse_sanksionet_hiqen_ne_do_t'i_përmbushim_detyrimet_tona
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit theksoi: Për të përmbushur detyrimet tona brenda kornizës së marrëveshjes, duhen hequr sanksionet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 17, 2021 08:45 Europe/Tirane
  • Eslami: Nëse sanksionet hiqen, ne do t'i përmbushim detyrimet tona

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit theksoi: Për të përmbushur detyrimet tona brenda kornizës së marrëveshjes, duhen hequr sanksionet.

Sipas zyrës për marrëdhëniet publike të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, “Muhamed Eslami”, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, gjatë vizitës së tij në ekspozitën e 22-të të arritjeve të kërkimit, teknologjisë dhe tregut tha:   Elementët keqdashës të këtij kombi dhe sionistët po përpiqen vazhdimisht të nxisin Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të bëjë trysni psikologjike me gënjeshtra dhe mashtrime.  Eslami shtoi: "Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona efektive që askush të mos krijojë justifikim dhe të mos arsyetojë se sanksionet duhet të vazhdojnë".  Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit gjithashtu tha: Teknologjia bërthamore ka përdorime të gjera për mjekësinë, shëndetin, mjedisin bujqësor dhe industri të ndryshme.  Lidhur me ndikimin pozitiv të arritjeve bërthamore të Iranit në sektorin e bujqësisë, Eslami vuri në dukje se: Duke përdorur kapacitetin e teknologjisë bërthamore në ujë, tokë dhe farëra, një pjesë e rëndësishme e bujqësisë mund të kontribuojë në shëndetin, përmirësimin e cilësisë, krijimin e një ferme të shëndetshme me produktivitet të lartë dhe efikasitet të lartë ekonomik.