Irani mbështet proceset e demokracisë në Irak
(last modified Fri, 24 Dec 2021 12:17:57 GMT )
Dhjetor 24, 2021 13:17 Europe/Tirane
  • Irani mbështet proceset e demokracisë në Irak

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Irakut duke mirëpritur vendimin e Parlamentit, qeverisë dhe popullit të Irakut për të dëbuar forcat ushtarake të Amerikës nga territori irakian, ka theksuar në mbështetjen e Iranit ndaj proceseve demokratike në Irak.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në Teheran në takim me Fuad Husejn, ministrin e punëve të jashtme të Irakut dhe delegacionin shoqërues në mesin e tyre edhe Kasem Al-A’raxhi, këshilltar për siguri kombëtare në qeverinë e Irakut, vuri në dukje vendosmërinë e Iranit për zgjerimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në nivele shtetërore, private dhe publike dhe deklaroi gatishmërinë e Iranit për heqjen e përgjithshme të vizave për udhëtimin e qytetarëve të të dy vendeve.

Në këtë takim, Amir Abdulahjan vuri në dukje dyvjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis dhe tha: “Duke marrë parasysh formimin e komitetit të përbashkët gjyqësore, do të ndiqet me seriozitet më të madh dosja e këtij veprimi terrorist dhe do të dënohen autorët këtij krimi dhe do të nxirren para drejtësisë të gjitha ata që kanë qenë të implikuar në këtë veprim terrorist”.

Amir Abdulahjan gjithashtu vlerësoi iniciativën e Bagdadit për të organizuar bisedimet e Iranit dhe Arabisë Saudite si dhe kontributin e qeverisë së Irakut për transferimin e ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit nga Jemeni në Teheran.

Në këtë takim, Fuad Husejn duke falënderuar të gjitha mbështetjet dhe qëndrimet e Teheranit në solidaritet me Bagdadin, deklaroi gatishmërinë e Irakut për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale, sidomos në lidhje me çështjet tregtare dhe ekonomike.

Tags