Takimi i Zëvendës Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i119690-takimi_i_zëvendës_ministrave_të_jashtëm_të_iranit_dhe_omanit
Raundi i tetë i takimit të Komitetit të Përbashkët të Konsultimeve Strategjike Iran-Oman u mbajt në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2021 07:26 Europe/Tirane
  • Takimi i Zëvendës Ministrave të Jashtëm të Iranit dhe Omanit

Raundi i tetë i takimit të Komitetit të Përbashkët të Konsultimeve Strategjike Iran-Oman u mbajt në Teheran.

Sipas IRNA, Ali Bagheri, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit dhe Sheikh Khalifa Al-Harithi, zëvendësministri i Jashtëm i Omanit, shprehën kënaqësinë për 50-vjetorin e marrëdhënieve të dy vendeve dhe përpjekjet e tyre për t'i zhvilluar ato bazuar në besimin reciprok. Të dy palët diskutuan gjithashtu çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë bisedimet e Vjenës, nevojën për një zgjidhje politike të krizës në Jemen dhe nevojat e rajonit. Ali Bagheri në këtë takim, duke theksuar nevojën e zgjidhjes së çështjeve rajonale nga vendet e rajonit, shprehu shpresën se problemet ekzistuese do të zgjidhen në bazë të dialogut ndërmjet vendeve të rajonit. “Sheikh Khalifa Al-Harithi” në këtë takim, duke iu referuar rolit kryesor të Iranit në zhvillimet në rajon, tha:  Vendi i tij, si në të kaluarën, është i interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale dhe i konsideron rrugët paqësore të nevojshme për paqen dhe qetësinë në rajon.