Gjeneral Gha'ani: Martir Sulejmani administronte frontin e luftës dhe diplomacinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120046-gjeneral_gha'ani_martir_sulejmani_administronte_frontin_e_luftës_dhe_diplomacinë
Komandanti i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani administronte shumë mirë edhe frontin e luftës edhe diplomacinë dhe arsye për këtë ishte kjo që ai ndiqte me besnikëri rrugën e Vilajetit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 02, 2022 14:21 Europe/Tirane
  • Gjeneral Gha'ani: Martir Sulejmani administronte frontin e luftës dhe diplomacinë

Komandanti i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani administronte shumë mirë edhe frontin e luftës edhe diplomacinë dhe arsye për këtë ishte kjo që ai ndiqte me besnikëri rrugën e Vilajetit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Ismail Gha'ani, komandanti i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, në ceremoninë përkujtimore me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani që u zhvillua në Qendrën e Studimeve Politike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: "Prej karakteristikave të dalluara të këtij martiri të nderuar ishte kjo që ai suksesin në punën e tij e konsideronte ndjekjen me besnikëri të rrugës së Vilajetit dhe nëse dikush dëshiron ta kalojë rrugën e martir Sulejmani, duhet të jetë ushtarë i liderit suprem. Martir Sulejmani ishte pionier dhe prijës në shumë fusha të ndryshme dhe një prej këtyre fushave të cilave i ka prirë ai, është kjo që ai kishte vendosur një lidhje shumë të ngushtë mes diplomacisë dhe administrimit të fronteve të luftës. Gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani ai me besim fetar shikonte çështjet politike dhe suksesin në front përball armiqve të mëdhenj e shikonte të përditshëm. Lidhje të cilën e ka krijuar martir Sulejmani nga brenda Teheranit, është thelluar edhe më shumë në vende të ndryshme. Teherani është bjeshka më e lartë e rezistencës dhe maja e Revolucionit Islamik dhe maja e integrimit islamik".