Iraku pret raundin e pestë të bisedimeve Iran-Arabi Saudite
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Irak tha: Bagdadi së shpejti do të organizojë raundin e pestë të bisedimeve ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite.
Ambasadori i Iranit në Irak, Iraj Masjidi, të mërkurën për rrjetin e lajmeve Al-Ahd të Libanit tha: Bagdadi deri më tani ka organizuar katër raunde të bisedimeve Iran-Arabi Saudite dhe së shpejti do të organizojë edhe raundin e pestë. Duke iu referuar potencialeve dhe kapaciteteve të mëdha të Iranit dhe Arabisë Saudite, Masjidi u shpreh: Vendet në rajon mund t'i zgjidhin problemet e tyre larg diktateve të SHBA. Ambasadori iranian, për zhvillimet brenda Irakut tha: Republika Islamike e Iranit respekton çdo marrëveshje të arritur nga forcat politike irakiane. Masjidi gjithashtu e konsideroi referendumin për ndarjen e Rajonit të Kurdistanit nga Iraku si një çështje të përfunduar dhe tha: Republika Islamike e Iranit kundërshton ndarjen e Irakut. Ambasadori iranian në Irak, për lidhjen e rrjetit hekurudhor mes dy vendeve tha: Rrjeti hekurudhor do të lidhë Irakun me qendrat kryesore në Iranin lindor dhe do të lehtësojë tregtinë, transportin e pasagjerëve, pelegrinazhin dhe transitin ndërkombëtar.