Amir Abdullahian niset për në Oman
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120466-amir_abdullahian_niset_për_në_oman
Ministri i Jashtëm iranian u nis nga Teherani për në Maskat për t'u takuar me zyrtarë të lartë të Omanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 10, 2022 10:23 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian niset për në Oman

Ministri i Jashtëm iranian u nis nga Teherani për në Maskat për t'u takuar me zyrtarë të lartë të Omanit.

Sipas Departamentit të Përgjithshëm të Informacionit dhe zyrës së zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë vizitës së tij në Oman, Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir Abdullahian do të diskutojë mënyrat për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe do të konsultohet me zyrtarë të lartë të Omanit për çështje të rëndësishme rajonale. Ministri i Jashtëm iranian në vizitën e tij në Oman do të shoqërohet nga një delegacion politik nga Ministria e Punëve të Jashtme.