Emiri i Katari dhe Amir Abdulahjan theksojnë rëndësinë e marrëdhënieve Katar-Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i120550-emiri_i_katari_dhe_amir_abdulahjan_theksojnë_rëndësinë_e_marrëdhënieve_katar_iran
Amiri i Katarit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale mes Katarit dhe Iranit dhe ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në lidhje me çështjet rajonale dhe bilaterale.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 11, 2022 16:16 Europe/Tirane
  • Emiri i Katari dhe Amir Abdulahjan theksojnë rëndësinë e marrëdhënieve Katar-Iran

Amiri i Katarit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale mes Katarit dhe Iranit dhe ka theksuar zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në lidhje me çështjet rajonale dhe bilaterale.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili ka arritur në Doha për të biseduar me autoritetet e larta të Katarit, sot (të martën) është takuar dhe ka biseduar me Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emirin e shtetit të Katarit.

Amir Abdulahjan në këtë takim i ka dorëzuar përshëndetjet e Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Iranit, për emirin e Katarit dhe ka diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e marrëdhënieve mes të dy vendeve në sfera të ndryshme politike, të sigurisë, tregtare dhe të ekonomisë, si dhe ka theksuar fushat dhe potencialet ekzistuese për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fushat ekonomike.  

Amir Abdulahjan në këtë takim ka theksuar nevojën e domosdoshme për formimin e bashkëpunimeve bilaterale në fushën ekonomike duke marrë parasysh potencialet dhe kapacitetet ekzistuese në marrëdhëniet e Iranit dhe Katarit. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu duke shpjeguar qasjen e qeverisë së Iranit në fushën e marrëdhënieve me vendet fqinjë, vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të delegacioneve të niveleve të larta mes të dy vendeve për të bisedimet dypalëshe. Amir Abdulahjan në këtë takim gjithashtu ka theksuar qëndrimet rajonale dhe gatishmërinë e Iranit për zgjerimin e bashkëpunimeve me vendet e rajonit në formatin dypalësh ose shumëpalësh.

Zhvillimet më të fundit në bisedimet e Vjenës për heqjen e sanksioneve të paligjshme, çështjet përkatëse me situatën në Afganistan dhe Jemen, gjithashtu kanë qenë prej temave që u diskutuan në takimin e ministrit të jashtëm të Iranit me emirin e Katarit.

Sheik Tamim Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, gjithashtu në këtë takim duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimet mes të dy vendeve në fushën e çështjeve të rajonit, ka deklaruar interesimin e Katarit për zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin.