Fillon eksporti i shërbimeve iraniane të energjisë në Evropë
Me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi midis Iranit dhe Rumanisë për eksportin e shërbimeve teknike dhe inxhinierike në industrinë e gazit, Irani për herë të parë iu bashkua grupit të eksportuesve të shërbimeve të energjisë në Evropë.
Sipas IRNA, për herë të parë, Irani do të bashkëpunojë në fushën e shërbimeve inxhinierike dhe ndërtimin e linjave të transmetimit të gazit, objekteve për rritjen e presionit të gazit dhe zhvillimin e rezervuarëve të depozitimit të gazit në Rumani. Për këtë arsye, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi midis "Reza Noshadi", drejtor i kompanisë së Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Gazit në Iran dhe "Mihai Tanasco" drejtor i kompanisë së gazit në Rumani. Në këtë memorandum u vendos që Kompania e Inxhinierisë dhe Zhvillimit të Gazit në Iran do të bashkëpunojë me këtë kompani rumune në fushën e shërbimeve inxhinierike dhe ndërtimin e linjave të transmetimit të gazit, objekteve për rritjen e presionit të gazit dhe zhvillimin e rezervuarëve të depozitimit të gazit në Rumani. Irani është një nga vendet më me përvojë në këtë fushë me mijëra kilometra linja të transmetimit të gazit dhe objekte të gazit. Ai ka aftësinë për të ndërtuar brenda vendit shumicën e artikujve të nevojshëm në zbatimin e projekteve të furnizimit me gaz në Iran.