Irani: Zgjidhja për krizën e Jemenit nuk është rrethimi dhe sulmet ushtarake
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh tha të martën se rrethimi dhe sulmet ushtarake nuk janë zgjidhja për krizën e Jemenit dhe veprime të tilla do të rrisin tensionet në rajon.
Në përgjigje të pyetjes për krizën e Jemenit, Khatibzadeh tha se Irani gjithmonë ka mbështetur iniciativën e një zgjidhjeje politike bazuar në dhënien fund të rrethimit të popullit jemenas, përfundimin e luftës, mosndërhyrjen në punët e brendshme të Jemenit dhe ruajtjen e integritetit të tij territorial, dhe thekson në parandalimin e përshkallëzimit të katastrofës humanitare në vend. Duke folur për përshkallëzimin e tensioneve në rajon, ai tha se Republika Islamike e Iranit ka theksuar gjithmonë se zgjidhja e çdo krize rajonale nuk është përdorimi i luftës dhe dhunës. Ai theksoi se vetëm në një atmosferë të qetë dhe larg vazhdimit të tensionit dhe ciklit të dhunës mund të shpresohet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Duke kujtuar se çështjet e Jemenit nuk janë vetëm një çështje jemenase, Khatibzadeh theksoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të bashkëpunuar dhe marrë pjesë në çdo iniciativë që do t'i jepte fund luftës shtatëvjeçare në Jemen.