Manovër detare Iran-Kinë-Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121064-manovër_detare_iran_kinë_rusi
Flota e Paqësorit e Rusisë ka thënë se do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta detare me Iranin dhe Kinën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Manovër detare Iran-Kinë-Rusi

Flota e Paqësorit e Rusisë ka thënë se do të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta detare me Iranin dhe Kinën.

Kjo do të jetë stërvitja e tretë e këtij lloji që do të organizohet nga Irani, Kina dhe Rusia në një zonë të zgjeruar operacioni midis Gjirit Persik dhe Oqeanit Indian. Shërbimi për shtyp i Flotës Ruse të Paqësorit tha të mërkurën se një delegacion i personelit të marinës ruse vizitoi qytetin port Chabahar në Iranin juglindor për një seancë planifikimi dhe koordinim paraprak. Një grup i luftanijeve ruse të Flotës së Paqësorit, duke përfshirë cisternën Boris Butoma dhe destrojerin rus Admiral Tributes, si dhe kryqëzorët raketa-hedhës Varyag dhe Nakhimov, do t'i bashkohen Flotës iraniane dhe kineze për stërvitjet. Qëllimi kryesor i kësaj manovre trepalëshe është sigurimi i lundrimit të sigurt në linjat ndërkombëtare të anijeve dhe operacionet kundër piraterisë.