Një paralajmërim thelbësor për Evropën lidhur me refugjatët afganë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i121448-një_paralajmërim_thelbësor_për_evropën_lidhur_me_refugjatët_afganë
 Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara të mërkurën tha: Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk i përmbush premtimet e tij për të ndihmuar refugjatët afganë, shumë prej tyre do të shkojnë në Evropë përmes Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2022 04:21 Europe/Tirane
  • Një paralajmërim thelbësor për Evropën lidhur me refugjatët afganë

 Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara të mërkurën tha: Nëse komuniteti ndërkombëtar nuk i përmbush premtimet e tij për të ndihmuar refugjatët afganë, shumë prej tyre do të shkojnë në Evropë përmes Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, "Majid Takht Ravanchi" në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha: Për shkak të sanksioneve të SHBA-së, burimet financiare të Iranit kanë qenë të kufizuara, por ne kemi shpenzuar për kujdesin shëndetësor, vaksinat dhe trajnimin për refugjatët afganë. Majid Takht Ravanchi shtoi: ‌Natyrisht, shumë prej tyre do të shkojnë në Evropë përmes Iranit nëse komuniteti ndërkombëtar dështon të përmbushë premtimet e tij për të ndihmuar emigrantët në kohën e duhur. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara vazhdoi duke thënë se burimet financiare të Iranit janë kufizuar për shkak të sanksioneve të SHBA: Është e qartë, nëse komuniteti ndërkombëtar nuk arrin t'i japë Iranit ndihmën e nevojshme në kohën e duhur, Teherani i vetëm nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të mbështesë refugjatët afganë, shumë prej të cilëve kërkojnë strehim në Evropë përmes Iranit.