Ghalibaf: Revolucioni Islamik, rezultat i besimit të Imam Khomejnit (ra) te populli
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122312-ghalibaf_revolucioni_islamik_rezultat_i_besimit_të_imam_khomejnit_(ra)_te_populli
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit u manifestua koncepti i popullit të unifikuar dhe të bashkuara dhe ky është rezultat i besimit të Imam Khomejnit (ra) te populli.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2022 15:57 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Revolucioni Islamik, rezultat i besimit të Imam Khomejnit (ra) te populli

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit u manifestua koncepti i popullit të unifikuar dhe të bashkuara dhe ky është rezultat i besimit të Imam Khomejnit (ra) te populli.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e premte në fund të ceremonisë madhështore të 43 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në mauzoleun e Imam Reza (a.s.) në qytetin Mashhad, tha: "Populli gjithnjë ke besuar në vlerat fetare islame dhe për atë ka qenë i rëndësishëm spiritualiteti, racionalizmi dhe drejtësia, ndërkohë që gjatë periudhës së luftës së imponuar ka qenë pikërisht populli ai që ka ndryshuar fatin e luftës. Imam Khomejni (ra) ka folur vetëm me popullin dhe populli doli në skenë dhe në një ditë si kjo në formën më të mirët ë mundshme, u manifestuar koncepti i një populli të unifikuar dhe të bashkuar dhe Revolucioni Islamik arriti në fitore".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në vazhdim tha: "Si rezultat i kësaj, për zgjidhjen e problemeve ekonomike duhet mbështetur te populli dhe t'i jepet rëndësi më shumë të rinjve. Armiqtë vazhdimisht po bëjnë përpjekje që me anë të luftës mediale, të krijojnë ndasi mes popullit dhe Revolucionit Islamik".