A ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i122776-a_ekziston_nevoja_për_negociata_të_drejtpërdrejta_mes_iranit_dhe_amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në përgjigje ndaj ndërmjetësuesve për negociata të drejtpërdrejta të Iranit me Amerikës, deklaroi se perspektiva e një dialogu të tillë nuk është shumë e qartë dhe nëse nuk sjell kurrfarë rezultati, nuk ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2022 10:39 Europe/Tirane
  • A ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta mes Iranit dhe Amerikës

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në përgjigje ndaj ndërmjetësuesve për negociata të drejtpërdrejta të Iranit me Amerikës, deklaroi se perspektiva e një dialogu të tillë nuk është shumë e qartë dhe nëse nuk sjell kurrfarë rezultati, nuk ekziston nevoja për negociata të drejtpërdrejta.  

Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën për Siguri të Munihut, në takimet e shumta që ka zhvilluar, ka dhënë edhe intervista duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mediave të ndryshme.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit në përgjigje ndaj pyetjes së gazetares Lara Khalaf të gazetës britanike "The Guardian" në lidhje me dialog të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Amerikës, deklaroi se amerikanët gjatë javëve të fundit në mënyrë të vazhdueshme dhe me anë të ndërmjetësuesve të ndryshëm kanë kërkuar nga ne që të zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta me ne, mirëpo ne në përgjigje ndaj këtyre kërkesave, kemi deklaruar për ndërmjetësuesit se perspektiva e bisedimeve të tilla nuk është shumë e qartë dhe nëse bisedime të tilla nuk do të kenë kurrfarë rezultati, atëherë nuk ekziston nevoja fare për negociata të drejtpërdrejta".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Nëse pala amerikane merr një iniciativë të madhe për të hequr disa sanksione, atëherë mund të thuhet se qëllimi i amerikanëve është i vërtetë. Nëse Joe Biden, presidenti i Amerikës, ka qëllim të mirë, atëherë duhet të lirojë 10 miliardë dollarët nga pasuritë e bllokuara të Iranit në bankat e huaja. Ne nuk kemi kërkesë për të marrë kredi ose para nga ata, por kërkojmë që pasuritë tona të bllokuara të lirojnë si shenjë e qëllimit të mirë. Amerikanët vetëm me fjalë po flasin për qëllim të mirë dhe kjo nuk mjafton për dialog të drejtpërdrejtë, për arsye se ata duhet të tregojnë qëllimin e tyre të mirë në veprim dhe fushën e veprimit".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke kujtuar këtë se njëkohësisht me bisedimet e reja SHBA-të kanë vendosur përsëri disa sanksione të reja kundër personave juridik të Iranit, theksoi: "Kuptimi i këtij veprimi është ky që qeveria e Joe Biden po vazhdon po atë rrugën e Trump, prandaj opinioni publik thotë se ata të gjithë janë të njëjtë në veprim".