Amir Abdulahjan zhvillon kontakte për evakuimin e iranianëve nga Ukraina
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka kërkuar ndihmën humanitare të Hungarisë për të lehtësuar procesin e evakuimit të shtetasve iranianë me qëndrim në Ukrainë nëpërmjet Hungarisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Peter Siarto, ministri i punëve të jashtme të Hungarisë, kanë biseduar me anë të një kontakti telefonik në lidhje me krizën në Ukrainë dhe bashkëpunimin mes të dy palëve për të lehtësuar kthimin në Iran të shtetasve iranianë me qëndrim në Ukrainë.
Amir Abdulahjan duke shprehur shqetësime për veprimet provokuese që janë bërë më parë nga ana e NATO-s në krijimin e krizës në rajonin e Evropës Lindore, ka theksuar mbështetjen ndaj rrugëve politike për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Ministri i jashtëm iranianë duke kujtuar se shtetasit iranianë me qëndrim në Ukrainë duke përfshirë studentët dhe familjet e diplomatëve si dhe iranianët e tjerë me qëndrim në Ukrainë, kërkojnë të transferohen nëpërmjet kufijve të Polonisë dhe Hungarisë, ka vlerësuar përkushtimin e qeverisë së Budapestit për të ndihmuar dhe ofruar lehtësimet e nevojshme për shtetasit iranianë me qëndrim në Ukrainë për t’u larguar nga Ukraina.
Peter Siarto në këtë bisedë telefonike ka thënë se vendi i tij nuk do të kursejë kurrfarë përpjekje për të lehtësuar transferimin e shtetasve iranianë nga Ukraina nëpërmjet territorit të Hungarisë dhe do të lëshojë urdhëresat e nevojshme për të lejuar hyrjen e shtetasve iranianë në Hungari pa pasur nevojë për viza dhe për të krijuar mundësitë e menjëhershme për kthimin e tyre në Iran.