Zhvillohet çmimi i parë "Hakim Nezami" në Iran
Sesioni i parë për ndarjen e çmimit "Hakim Nezami" zhvillohet me pjesëmarrjen e personaliteteve të kulturës, artit dhe letërsisë persiane.
Zyra për marrëdhënie me publikun e komisionit kombëtar UNESCO-Iran njoftoi se Abdulmahdi Mostakin, sekretari i sesionit të parë të çmimit "Hakim Nezami", në lidhje me detajet e kësaj ngjarje kulturore, deklaroi: "Komisioni Kombëtar UNESCO-Iran me qëllim të kthimit në burimet origjinale të gjuhës persiane dhe ringjalljes së pozitës së çmuar dhe të dalluar të poetit iranian Hakim Nezami në kulturën dhe letërsinë iraniane, ka marrë iniciativën për organizimin e sesionit të parë të ndarjes së çmimit "Hakim Nezami" me qëllim të përkujtimit dhe prezantimit sa më të gjerë të këtij poeti iranian. Ky çmim do të zhvillohet në shtatë fusha të letërsisë, studimeve të veprave të Nezami Ganxhavij, kaligarifi, pikturë, artet skenike, folklorit popullor dhe muzikës".
Fituesit e këtij çmimi kulturor do të shpallen pas dhjetë ditëve.
Vlen të theksohet se Hakim Abu Muhamed Iljas bin Jusef bin Zeki ibn Mu'ejid Nezami i njohur me emrin Nezami Ghanxhavij, është poet i njohur iranian i shekullit 6 hixhri kameri.