Khatibzade: Nuk jemi në Vjenë për një marrëveshje të re
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123210-khatibzade_nuk_jemi_në_vjenë_për_një_marrëveshje_të_re
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se Irani nuk është në negociatat e Vjenës për një marrëveshje të re dhe shtoi se tani ndodhemi në një pikë në të cilën nuk ekzistojnë paqartësi për Uashingtonin dhe Evropën, ndërsa ne në mënyrë të prerë nuk do të kalojmë vijat e kuqe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 28, 2022 12:49 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Nuk jemi në Vjenë për një marrëveshje të re

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se Irani nuk është në negociatat e Vjenës për një marrëveshje të re dhe shtoi se tani ndodhemi në një pikë në të cilën nuk ekzistojnë paqartësi për Uashingtonin dhe Evropën, ndërsa ne në mënyrë të prerë nuk do të kalojmë vijat e kuqe.

Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta ndaj Iranit pas një pauze të shkurtë për marrjen e vendimeve politike, ka rifilluar që nga 8 shkurti i këtij viti.

Sa'id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot (të hënën) në konferencën për shtyp, deklaroi: "Irani në Vjenë nuk është për një marrëveshje të re, sepse marrëveshje është nënshkruar në vitin 2015. Ne dhe shtetet e Grupit 4+1 jemi në Vjenë që të sigurohemi se nëse Amerika dëshirohet të kthehet në marrëveshjen bërthamore, nuk mund të kthehet brenda një dite, por do të jetë një rrugë gjatë të cilës duhet të vërtetohet korrektësia e Amerikës".

Në lidhje me qëndrimin e Iranit rreth çështjeve të mbetura në negociatat e Vjenës dhe çështjet përkatëse me ANEA-n, Khatibzade tha: "Teksti paraprak është përgatitur në mënyrë të përbashkët dhe mbi 98% e tij është shkruar në mënyrë të përbashkët dhe ajo çfarë ka mbetur, janë çështje të cilat duhet të zgjidhen. Tani ndodhemi në një pikë në të cilën nuk ekziston paqartësi për Uashingtonin dhe shtetet evropiane dhe ne nuk do të kalojmë vijat tona të kuqe, prandaj palët perëndimore të mos e zgjasin më tepër se kaq. Çështjet ishin të lidhura me heqjen e sanksioneve dhe pretendimeve politike rreth programit atomik të Iranit dhe gjatë ditëve të ardhshme duhet të shikojmë se palët e tjera a do të marrin vendimet e duhura politike apo jo".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se marrëveshja e mundshme në fushën e heqjes së sanksioneve dhe përmasat e heqjes së sanksioneve janë shumë më të gjera se sa ajo çfarë pretendonin amerikanët, theksoi: "Tani është duke u hartuar një marrëveshje më e fortë dhe më e qëndrueshme dhe në këtë qëndrim sukseset atomiket të Iranit, mbrojtja e tyre dhe kapaciteti për rikthimin e Iranit, janë garanci qenësore dhe vija të kuqe për ne. Sa më shumë garanci konkrete dhe më të sakta që jepen nga Amerika, në paragrafët paralel gjithashtu do të respektohet kjo çështje".