Negociatat e Vjenës: Irani nuk do të presë përgjithmonë Amerikën
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Khatibzadeh, ka paralajmëruar administratën amerikane kundër "blofeve dhe presioneve" në bisedimet e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015, duke theksuar se Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje përmes negociatave, por nuk do të presë përgjithmonë.
Khatibzadeh e bëri komentin në një postim në llogarinë e tij në Twitter herët të martën pasi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha se Uashingtoni ishte i përgatitur të largohej nga bisedimet në kryeqytetin austriak nëse Irani shfaq "ngurrim për të bërë përparim". SHBA-ja nuk është palë në bisedimet e Vjenës, sepse nuk është më anëtare e marrëveshjes bërthamore, por ka dërguar një delegacion në kryeqytetin austriak për tu informuar mbi negociatat. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit theksoi se meqenëse Shtetet e Bashkuara ishin palë që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, Teherani duhej të sigurohej që kjo nuk do të ndodhte më. “SHBA-ja tashmë është larguar nga marrëveshja bërthamore. Duhet të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më. Secili ka planin e vet B, megjithëse SHBA-ja ka rezultuar e zbrazët. Presionet dhe blofet nuk do të funksionojnë, ndërsa vendimet po”, shkroi Khatibzadeh në Twitter. “Një marrëveshje është afër, nëse Shtëpia e Bardhë e ka mendjen. Irani është i gatshëm, por nuk do të presë përgjithmonë.”