Shamkhani: Janë bërë veprime të mira për neutralizimin e sanksioneve
(last modified Wed, 02 Mar 2022 13:59:12 GMT )
Mars 02, 2022 14:59 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Janë bërë veprime të mira për neutralizimin e sanksioneve

Sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi se strategjia kryesore e Republikës Islamike të Iranit përkrah përpjekjeve për neutralizimin e sanksioneve, është përqendruar mbi krijimin e mekanizmave për neutralizimin e mjeteve të sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Admiral Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë për Siguri Kombëtare të Iranit, sot (të mërkurën) në mbledhjen speciale me deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit, theksoi nevojën për zgjidhjen e shpjete të disa çështjeve të mbetura në negociatat e Vjenës që rreth të cilave akoma nuk është arritur marrëveshje, ndërsa shtoi: "Eksperiencat e hidhura të krijuara nga shkelja e zotimeve të Amerikës dhe moszbatimi i zotimeve nga ana e shteteve evropiane, e kanë bërë të pashmangshme sigurimin e elementëve për formimin e një marrëveshje në të cilën mund të mbështetemi, një marrëveshje të ekuilibruar dhe të qëndrueshme".

Admiral Shamkhani shtoi: "Strategjia kryesore e Iranit përkrah përpjekjeve për heqjen e sanksioneve, është përqendrimi mbi krijimin e mekanizmave për neutralizimin e mjeteve të sanksioneve dhe për fat të mirë në këtë drejtim janë bërë veprime shumë të mira".

Përfaqësuesit e Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu në këtë takim duke vë në dukje tejkalimin e krizave dhe vështirësive të krijuara nga sanksionet e paligjshme për ekonominë e vendit, kanë theksuar vazhdimin e përpjekjeve efikase të ekipit negociator të Iranit për realizimin e të drejtave të popullit iranian në marrëveshjen bërthamore.