Amir Abdullahian: Biseda me Borrell ishte konstruktive
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit e quajti të dobishme dhe konstruktive bisedën e tij me shefin e politikës së jashtme të BE-së.
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit dhe gjendjen e bisedimeve të Vjenës. Sipas agjencisë Iran Press, Amir Abdullahian të premten në mëngjes në Twitter tha se kishte bërë një bisedë të dobishme dhe konstruktive me "Joseph Borrell" dhe se po bëhen përpjekje për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi se një marrëveshje është e disponueshme nëse pala amerikane vepron në mënyrë realiste, konkrete dhe të qëndrueshme. Amir Abdullahian vazhdoi duke theksuar se rezultati i bisedimeve të Vjenës do të përcaktohet nga një marrëveshje kolektive dhe jo një qasje e njëanshme, duke shtuar se për këtë nevojitet një përpjekje e përbashkët. Në fund, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se duhet të mbizotërojë logjika dhe racionaliteti. Raundi i tetë i bisedimeve në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme kundër Iranit, rinisi më 8 shkurt në prani të Iranit dhe grupit P4 + 1 dhe që atëherë janë mbajtur takime në nivele dhe formate të ndryshme. Bisedimet në Vjenë kanë shënuar njëfarë progresi për shkak të iniciativave të ekipit negociator iranian, por hezitimi i palëve perëndimore, veçanërisht i qeverisë së Joe Biden, për të kompensuar veprimet e paligjshme të ish-administratës amerikane dhe insistimi i tyre për të vazhduar fushatën e presionit maksimal, ka hedhur dyshime për seriozitetin e Uashingtonit dhe kjo ka cuar në atë që rezultati i bisedimeve të zgjatet. Husein Amir-Abdullahian, në një bisedë telefonike me Joseph Borrell, theksoi se çështjet kryesore dhe heqja efektive e sanksioneve nuk duhet të ndikohen nga ekstravaganca e SHBA-së, duke shtuar se nuk ka justifikime logjike për disa nga kërkesat e reja të SHBA.