Amir Abdulahjan arrin për vizitë në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i123964-amir_abdulahjan_arrin_për_vizitë_në_moskë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni, ka arritur në Moskë për një vizitë zyrtare dhe për t’u takuar me autoritetet e larta të Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 15, 2022 13:25 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan arrin për vizitë në Moskë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në krye të një delegacioni, ka arritur në Moskë për një vizitë zyrtare dhe për t’u takuar me autoritetet e larta të Rusisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot në mëngjes (të martën) ka shkuar për një vizitë zyrtare në Rusi.

Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, dje në konferencën për shtyp ka thënë se vizita e Husejn Amir Abdulahjan në Moskë zhvillohet për diskutimin e disa çështjeve në kuadër të marrëdhënieve bilaterale dhe disa çështjeve përkatëse me negociatat bërthamore në Vjenë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu dje ka njoftuar se Sergej Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë dhe Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të martën në Moskë do të bisedojnë në lidhje me zhvillimet më të fundit në procesin e negociatave të Vjenës.