Gjeneral Salami: Ekzistenca e pistë e regjimit sionist, krijon pasiguri çdo kund
Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit ka paralajmëruar se vazhdimi i marrëdhënieve me regjimin sionist në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm dhe ekzistenca e pistë e këtij regjimi në çdo rajon krijon pasiguri.
Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë vizitës që zhvilloi një ishullin Bumusa dhe në bazat e njësive të dislokuara në këtë ishull në jug të Iranit, deklaroi: "Për fat të keq disa regjime arabe të rajonit jugor të Gjirit Persik kanë vendosur marrëdhënie politike dhe të sigurisë me regjimin sionist dhe kjo çështje është kërcënim serioz për sigurinë e rajonit dhe sidomos për vetë ato regjime".
Gjeneral Salami gjithashtu duke shpjeguar gjendjen e mirë të gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura të dislokuar në këtë ishull strategjik dhe siguria për mbrojtjen e prerë, të fuqishme dhe të palëkundur të njësive të armatosura, tha: "Forcat detare të Gardës Revolucionare sidomos gjatë viteve të fundit kanë zhvilluar kapacitete e tyre dhe kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në fushën e dronëve, raketave, llojeve të ndryshme të lundrueseve dhe pajisjeve të tjera luftarake të cilat mund të kryejnë veprime efikase në të gjitha nivelet e mbrojtjes nga aspekti i reagimit të shpejtë".