Ura Hir e Ardabilit; Ura e parë me hark në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125050-ura_hir_e_ardabilit_ura_e_parë_me_hark_në_botë
Ura Hir në provincën e Ardabilit (në veriperëndim të Iranit) është ura e parë tërësisht prej xhami dhe me hark në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2022 03:53 Europe/Tirane

Ura Hir në provincën e Ardabilit (në veriperëndim të Iranit) është ura e parë tërësisht prej xhami dhe me hark në botë.

Sipas Iran Press Neës Agency, ura e varur Hir në zemër të natyrës është spektakolare dhe e bukur për të gjithë dhe është destinacioni më i rëndësishëm turistik në udhëtimet në provincën e Ardabilit. Ura e varur Hir është ura e parë tërësisht prej xhami dhe me hark në Iran dhe në botë që është ndërtuar nga inxhinierë iranianë dhe të gjitha pjesët e saj prej xhami dhe kabllot metalike janë iraniane. Kjo urë e varur është rreth 200 metra e gjatë dhe rreth 100 metra e lartë nga toka. Gjerësia e urës së parë tërësisht prej xhami dhe me hark në botë është 120 cm dhe trashësia e xhamit të saj është 3 cm. Krahina e Ardabilit me natyrën e saj të bukur dhe atraksionet e shumta turistike në pranverë është një destinacion i rëndësishëm për turistët për të udhëtuar në këtë rajon që njihet për motin e mirë.