Amir Abdulahjan: Rruga e diplomacisë është e hapur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i125364-amir_abdulahjan_rruga_e_diplomacisë_është_e_hapur
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Ne do të vazhdojmë rrugën e diplomacisë për të arritur një marrëveshje dinjitoze, të qëndrueshme dhe të mirë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2022 09:12 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Rruga e diplomacisë është e hapur

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Ne do të vazhdojmë rrugën e diplomacisë për të arritur një marrëveshje dinjitoze, të qëndrueshme dhe të mirë".

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit Husejn Amir Abdulahjan  sot (të dielën) në takimin e parë të Shtabit për Koordinimin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: "Ne po kërkojmë heqjen e sanksioneve, por me dinjitet dhe në mënyrë të qëndrueshme. Theksimi i presidentit të shtetit të Iranit është ky që nuk duhet të mbesim me sy drejtë bisedimeve të Vjenës. Ne në bisedimet në lidhje me çështjet teknike, kemi arritur rezultate të mira me tre shtetet evropiane. Gjatë vizitës sime në Moskë, ne ramë dakord me palën ruse që nëse arrijmë një marrëveshje në Vjenë, Rusia nuk do të jetë pengesë".

Amir Abdulahjan theksoi: "Në dy-tre javët e fundit, pala amerikane ka bërë kërkesa të tepruara që janë në kundërshtim me disa paragrafë të tekstit. Në fushën e heqjes së sanksioneve, jashtë negociatave, ata janë të interesuar të propozojnë dhe vendosin kushte të reja. Irani qëndron dhe do të qëndrojë në vijat e tij të kuqe".

Ministri i jashtëm iranian vazhdoi: “Në mbledhjet e qeverisë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar vazhdimisht se Ministria e Jashtme gjithmonë thekson heqjen e sanksioneve në bisedimet e Vjenës, por të gjitha vështrimet nuk duhet të përqendrohen te bisedimet e Vjenës. Të gjitha institucionet dhe organet duhet të punojnë për neutralizimin e sanksioneve dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit".