Irani shpreh shqetësimin për përsëritjen e shpërthimeve në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126004-irani_shpreh_shqetësimin_për_përsëritjen_e_shpërthimeve_në_afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, pas lajmeve të publikuara për përsëritjen e disa shpërthimeve në qytete të ndryshme të Afganistanit, shprehu shqetësimin e Iranit për këto ngjarje tragjike.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 21, 2022 21:19 Europe/Tirane
  • Irani shpreh shqetësimin për përsëritjen e shpërthimeve në Afganistan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, pas lajmeve të publikuara për përsëritjen e disa shpërthimeve në qytete të ndryshme të Afganistanit, shprehu shqetësimin e Iranit për këto ngjarje tragjike.

Dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën në disa shpërthime në pjesë të ndryshme të Afganistanit, përfshirë qytetin Mazar-e-Sharif. Dy ditë më parë, dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën nga shpërthimet e përgjakshme në dy qendra stërvitore në perëndim të Kabulit. Sipas IRNA,  Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke iu referuar akteve terroriste në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në natën e Kadrit ku shumë njerëz shkojnë në xhami,  e përshkroi si të neveritshme shënjestrimin e besimtarë që janë në agjërim në Afganistan, që u vranë dhe u plagosë si rezultat i këtyre akteve terroriste. "Khatibzadeh" duke iu referuar raportimeve të publikuara në media se dhjetëra njerëz të pafajshëm u vranë dhe u plagosën në këto shpërthime në Mazar-e-Sharif,  ka shprehur ngushëllime për viktimat e këtyre sulmeve dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit. Incidentet e sigurisë, veçanërisht sulmet terroriste në Kabul, kryeqyteti i qeverisë së Talibanëve dhe kryeqyteti i Afganistanit, janë bërë një sfidë e madhe për këtë grup i cili ende nuk ka mundur të vendosë sigurinë e pritshme në këtë qytet të rëndësishëm.