Bagheri Kani: Regjimi sionist është simboli ekskluziv i terrorizmit shtetëror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126282-bagheri_kani_regjimi_sionist_është_simboli_ekskluziv_i_terrorizmit_shtetëror
Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nuk e konsideroi Palestinën të fshirë dhe e quajti regjimin sionist simbol ekskluziv të terrorizmit shtetëror.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 27, 2022 10:19 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Regjimi sionist është simboli ekskluziv i terrorizmit shtetëror

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit nuk e konsideroi Palestinën të fshirë dhe e quajti regjimin sionist simbol ekskluziv të terrorizmit shtetëror.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Bagheri Kan”, zëvendësministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot (e mërkurë) në konferencën e parë me titull "Referendumi i Palestinës", duke thënë se ndër të gjitha çështjet që kanë rëndësi në çështjen e Palestinës, asnjë çështje nuk është në nivelin e rëndësisë së njeriut, duke përfshirë jetën dhe të drejtat e njeriut, deklaroi: "Regjimi sionist është "karta e e manifestimit më të madh të shkeljes së të drejtave të njeriut botë".
Bagheri Kani vuri në dukje faktin se regjimi sionist për shtatë dekada me radhë është bërë autor i pakonkurrent i një enciklopedie gjithëpërfshirëse të shkeljeve të të drejtave të njeriut, ndërsa tha: "Çështja e Palestinës nuk është një mosmarrëveshje apo një konflikt mbi një copë tokë, sepse regjimi sionist është një simboli më i madh shkeljes sistematike të të drejtave të njeriut gjatë historisë dhe në nivel botëror".
Zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Rezistenca dhe referendumi janë dy anët e së njëjtës medalje për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez dhe që në veprim, cilado prej tyre që të realizohet më shpejt, do të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme të çështjen palestineze”.
Bagheri Kani tha: "Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij perëndimorë kërkojnë të "zhdukin Palestinën", duke mos ditur se ideja e rezistencës është e rrënjosur në zemrat dhe shpirtrat e secilit popull në rajon, veçanërisht të popullit palestinez, dhe për këtë arsye Palestina nuk mund të zhduket".