Amir Abdullahian u takua me zëvendësministrin e Jashtëm norvegjez
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i126476-amir_abdullahian_u_takua_me_zëvendësministrin_e_jashtëm_norvegjez
Gjatë vizitës së tij në Teheran, zëvendësministri i Jashtëm norvegjez Henrik Toone u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2022 03:36 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian u takua me zëvendësministrin e Jashtëm norvegjez

Gjatë vizitës së tij në Teheran, zëvendësministri i Jashtëm norvegjez Henrik Toone u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.

Sipas IRNA, në këtë takim, ministri i Jashtëm iranian e vlerësoi historinë njëqind e pesëmbëdhjetëvjeçare të marrëdhënieve politike ndërmjet Iranit dhe Norvegjisë si dhe shprehu një mbështetje të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe vlerësoi zgjerimin e marrëdhënieve politike, tregtare dhe parlamentare mes dy vendeve duke i konsideruar si shumë të rëndësishme.  Amir Abdullahian pjesëmarrjen e iranianëve që jetojnë në Norvegji në skena të ndryshme politike, ekonomike dhe shkencore të këtij vendi e konsideroi si një pasuri të vlefshme për forcimin e marrëdhënieve midis kombeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Palët, takimin e konsultimeve politike në nivel të zëvendësministrave të jashtëm të dy vendeve, e vlerësuan si një mundësi e mirë për të nxitur mirëkuptimin dhe ndërveprimin e ndërsjellë mes dy vendeve.  Ministri i Jashtëm iranian, në vazhdim të këtij takimi, shpjegoi qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit ndaj zhvillimeve në Ukrainë dhe rajon, duke përfshirë sigurinë dhe stabilitetin në Gjirin Persik, Afganistan, Jemen dhe Ukrainë. Zëvendësministri i Jashtëm norvegjez gjithashtu vazhdimin e kontakteve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit e konsideroi si një nga prioritetet e rëndësishme të politikës së jashtme norvegjeze në rajon.