Gjeneral Bagheri takohet me Presidentin e Taxhikistanit
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit dhe Presidenti i Taxhikistanit Emam Ali Rehman theksuan nevojën e përpjekjeve Teheran-Dushanbe për të vendosur sigurinë dhe paqen në Afganistan.
Sipas IRNA, “gjeneralmajor Muhamed Bagheri”, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Taxhikistanit u takua me presidentin Emam Ali Rehman. Presidenti i Taxhikistanit gjatë takimit tha: Rrënjët dhe gjuha e përbashkët historike kanë ofruar kushte të pashembullta për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, përfshirë ato të mbrojtjes, ushtarake, kulturore, politike dhe ekonomike. Emam Ali Rehman, i kënaqur nga prania e delegacionit të lartë ushtarak iranian në Taxhikistan, tha: Forcat e Armatosura të Taxhikistanit mirëpresin çdo bashkëpunim dypalësh ushtarako-mbrojtës me Forcat e Armatosura të Iranit, siç është hapja e një fabrike të dronëve dhe ky bashkëpunim duhet të arrijë nivelin më të lartë në të gjitha fushat ushtarake. Duke iu referuar pozicionit strategjik të dy vendeve në rajon, gjeneralmajor Bagheri gjithashtu në këtë takim theksoi: Zgjerimi i ndërveprimeve dhe rritja e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ushtarake është një nga prioritetet e rëndësishme të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, me Taxhikistanin. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura iraniane theksoi paqen dhe stabilitetin në Afganistan si një vend fqinj dhe mik dhe shtoi: Forcat e armatosura të Iranit dhe Taxhikistanit mund të ndihmojnë Afganistanin të vendosë sigurinë dhe paqen në vend, duke zgjeruar bashkëpunimin ushtarak dhe rajonal.