Irani do të furnizojë me gaz Omanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i127520-irani_do_të_furnizojë_me_gaz_omanin
Irani dhe Omani kanë rënë dakord për të ringjallur një marrëveshje për furnizimin me gaz që daton dy dekada më parë, sipas një raporti nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 21, 2022 20:48 Europe/Tirane
  • Irani do të furnizojë me gaz Omanin

Irani dhe Omani kanë rënë dakord për të ringjallur një marrëveshje për furnizimin me gaz që daton dy dekada më parë, sipas një raporti nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Ministri iranian i Naftës Xhavad Ouxhi dhe homologu i tij omanez Mohammed Al Rumhi në një takim të shtunën kanë rënë dakord për të filluar ndërtimin e një tubacioni gazi që do të lejojë eksportet e gazit natyror iranian në Sulltanatin e Omanit. Ouxhi dhe Rumhi kanë diskutuar bashkëpunimin energjetik si dhe projektet e përbashkëta midis Iranit dhe Omanit gjatë takimit të mbajtur në kryeqytetin e Omanit, Muscat. IRNA e përshkroi ringjalljen e kontratës së furnizimit me gaz me Omanin si një fitore të madhe diplomatike për administratën e Presidentit iranian Ebrahim Raisi, i cili të hënën do të udhëtojë në Muscat për një vizitë zyrtare në Sulltanatin e Omanit. Oborri Mbretëror i Omanit në një deklaratë të shtunën theksoi se vizita e presidentit iranian Ebrahim Raisi në Muscat manifeston fqinjësi të mirë dhe marrëdhënie të rrënjosura thellë midis Iranit dhe Omanit.