Irani sekuestron 2 cisterna greke të naftës në Gjirin Persik
(last modified Fri, 27 May 2022 17:17:04 GMT )
May 27, 2022 19:17 Europe/Tirane
  • Irani sekuestron 2 cisterna greke të naftës në Gjirin Persik

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka kapur dy cisterna greke të naftës në Gjirin Persik për shkelje, si pasojë e kapjes së një cisterne iraniane të naftës nga Greqia dhe transferimit të naftës së saj në SHBA.

“Marina e IRGC-së sot (e premte) kapi dy cisterna greke të naftës për shkeljet që kanë kryer në ujërat e Gjirit Persik”, tha IRGC në një deklaratë. Më herët gjatë ditës, agjencia e lajmeve Nour News raportoi se Irani do të ndërmerrte "veprim ndëshkues" kundër Greqisë për shkak të konfiskimit të një cisterne iraniane të naftës. Pas konfiskimit të kësaj anije me flamur të Republikës Islamike të Iranit në ujërat e Greqisë me bashkëpunimin e Amerikës, i ngarkuari me punë i Zvicrës në Teheran u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit dhe si mbrojtës së interesave të Amerikës, atij iu dorëzua një notë e ashpër proteste për qeverinë amerikane. Ndërkohë, Flota e 5-të e Marinës së SHBA-së me bazë në Lindjen e Mesme tha se ishte "duke shqyrtuar" raportet se Irani kishte kapur dy cisterna greke të naftës. Timothy Hawkins komandanti i Flotës së 5-të i tha Associated Press se Marina po vazhdonte të hetonte, pa detaje të mëtejshme. Një raport nga Lloyd's List Intelligence tha se në dy operacione në dukje të ngjashme, cisternat Delta Poseidon dhe Prudent Warrior, të dyja nën flamurin grek, u kapën nga forcat iraniane të premten pasdite.

 

Tags