Ali Bagheri Kani takohet me zyrtarë norvegjezë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128072-ali_bagheri_kani_takohet_me_zyrtarë_norvegjezë
Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës në Norvegji, është takuar me zyrtarë të këtij vendi në kuadër të raundit të dhjetë të konsultimeve politike ndërmjet Teheranit dhe Oslos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2022 12:42 Europe/Tirane
  • Ali Bagheri Kani takohet me zyrtarë norvegjezë

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës në Norvegji, është takuar me zyrtarë të këtij vendi në kuadër të raundit të dhjetë të konsultimeve politike ndërmjet Teheranit dhe Oslos.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ali Bagheri Kani, zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili udhëtoi për në Oslo për të marrë pjesë në raundin e dhjetë të konsultimeve politike midis dy vendeve me ftesë të zëvendësministrit norvegjez Henrik Toone, të mërkurën zhvilloi takime të ndara me Toure Hatram, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe me Amund Wick, zëvendësministër i naftës dhe energjisë së Norvegjisë si dhe me Vidar Ulriksen, zëvendësministër i tregtisë, industrisë dhe peshkimit të Norvegjisë, me të cilët diskutoi çështje me interes të përbashkët në sektorët politikë, energjitikë dhe peshkim.
Bagheri Kani gjatë vizitës në Oslo u takua edhe me një grup iranianësh që jetojnë në Norvegji dhe duke iu referuar kapaciteteve të shumëllojshme të iranianëve jashtë vendit, deklaroi: “Kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e identitetit kombëtar është lidhja e vazhdueshme e iranianëve që jetojnë jashtë me atdheun e tyre”.

Duke nënvizuar angazhimin e qeverisë, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit për të ofruar lehtësitë e nevojshme për të lehtësuar ndërveprimin efektiv të iranianëve jashtë vendit në procesin e zhvillimit dhe përparimit të Iranit Islamik, zëvendësministri i jashtëm iranian shprehu shpresën se iranianët që jetojnë në Norvegji do të jenë përfaqësues të denjë të qytetërimit, kulturës dhe madhështisë iraniane.