Cisternat greke, çfarë po përgatit Evropa?
(last modified Thu, 02 Jun 2022 18:54:06 GMT )
Qershor 02, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Cisternat greke, çfarë po përgatit Evropa?

Është paradoksale të shohësh Evropën duke bërë armiq në radhët e prodhuesve të energjisë, në këto kohë krize energjie kur konsumatorët në mbarë botën po përpiqen të gjejnë furnizues të rinj energjie dhe kjo për shkak të sanksioneve absurde që Amerika dhe BE i kanë vendosur Rusisë.

E megjithatë kjo është ajo që ndodhi më 25 maj kur Greqia, vend shumë më dashamirës ndaj Iranit se shumë vende të tjera të Evropës, u detyrua të rrëmbejë një cisternë iraniane jo shumë larg nga brigjet e saj, për të zbrazur 115,000 fuçi naftë  dhe më pas t'ua dorëzonte në një pjatë ari amerikanëve pa menduar se këtë lloj qëndrimi, iranianët nuk e lënë kurrë pa përgjigje. E megjithatë çështja Steno Impero, kjo cisternë nafte e Britanisë që Irani e kapi në 2020 si hakmarrje për rrëmbimin e cisternës së tij Grace1 në Gjibraltar nuk është edhe aq e largët dhe grekët nuk janë një popull harraq, ata që kanë një histori të gjatë, krejt ndryshe nga amerikanët. Ky paradoks është edhe më i madh pasi boshti i përçarë Paris-Berlin bashkohet në këtë koncert gënjeshtrash, për të dënuar Iranin "për rrëmbimin e dy cisternave greke të naftës" dhe për të lavdëruar Greqinë "që ka kapur ligjërisht" një "cisternë iraniane". Natyrisht që zëdhënësi i diplomacisë iraniane reagoi ndaj këtij paradoksi duke kritikuar një Francë dhe një Gjermani me politika mjerisht pro-SHBA dhe plot standarde të dyfishta, por vëzhguesi i thjeshtë me të vërtetë e ka të vështirë të kuptojë qëllimin e kësaj fushate, ndërsa Gjermania dhe Franca, aq të shqetësuara për të ardhmen energjetike, pritet të jenë më delikate në politikën e tyre ndaj Iranit, pasi Irani është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës! Pyetja që lind menjëherë është kjo: çfarë po përgatit Evropa? A dëshiron Greqia, e cila e trajton Iranin si pirat dhe i ndalon cisternat e saj të afrohen në brigjet iraniane, të përballet me Iranin? Në fund të fundit, nëse vazhdon të refuzojë të lëshojë cisternën iraniane, IRGC nuk do të lëshojë asnjë dhe tankerët e tjerë grekë do të kenë të njëjtin fat si dy të kapurit më parë. A mundet Evropa ose më mirë thënë NATO-ja t'i rezistojë Iranit në Gjirin Persik? The Drive, revista e specializuar amerikane shkruan: "Të themi të vërtetën, luftanijet amerikane nuk janë të dizajnuara për t'u përfshirë në luftime intensive në zona të tilla si Ngushtica e Hormuzit, Tajvani ose Gjiri Persik, ku ushtria amerikane kohët e fundit është përballur me sfida të reja. Raketat cruise tokë-det, nëndetëset e vogla me raketa të shpejta janë vendosur në ngushticën e Hormuzit dhe skafet e armatosura dhe me shpejtësi të lartë të IRGC-së operojnë përgjatë gjithë Gjirit Persik, duke e bërë të vjetëruar çdo mbështetje në luftanijet e mëdha amerikane." A nuk mjafton pranimi i impotencës së Big Brother për ta bindur NATO-n të mos luajë me Iranin?

 

Tags