Rusia kundërshton rezolutën e propozuar kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i128200-rusia_kundërshton_rezolutën_e_propozuar_kundër_iranit_në_këshillin_e_guvernatorëve
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kundërshtuar fuqishëm një rezolutë të propozuar kundër Iranit në Këshillin Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2022 10:49 Europe/Tirane
  • Rusia kundërshton rezolutën e propozuar kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka kundërshtuar fuqishëm një rezolutë të propozuar kundër Iranit në Këshillin Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Husejn Amir Abdulahjan, shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov deklaroi kundërshtimin e fortë të Rusisë ndaj rezolutës së propozuar kundër Iranit në Këshillin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë të Austrisë.
Lavrov shtoi: "Zgjidhja e çështjeve ekzistuese në programin e bashkëpunimit midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike duhet të bëhet në mënyra teknike".
Ndërkohë Husejn Amir Abdulahjan në këtë bisedë telefonike, theksoi: "Projekt-rezoluta do të çojë në ndërprerjen e procesit të negociatave dhe pasojat e çdo vendimi të ngjashëm në mbledhjen e javës së ardhshme të ANEA do të jenë përgjegjësi e palëve që sabotojnë procesin diplomatik".